Loading...

Shënohet viktima e parë shqiptare nga zjarri tragjik në Greqi, 56-vjeçari nga Vlora…

Shënohet viktima e parë shqiptare nga zjarri tragjik në Greqi. Bëhet fjalë për qytetarin nga Vlora, Viktor Ceko, 56 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasada shqiptare në Greqi. Ceko ka ndërruar jetë në spital pas djegieve të shumta që mori gjatë shpërthimit të zjarrit në Mati dhe ai është një nga 84 viktimat e regjistruara deri tani.

Në Greqi vazhdon gjetja e kufomave dhe e personave të larguar në panik natën e shpërthimit të zjarrit. Po ashtu, identifikimi i shtëpive të djegura, bizneseve dhe makinave. Qeveria Tsipras ka akorduar fondet për ndihmën emergjente; situata vazhdon të jetë e nderë dhe e mbushur me ankth pasi nuk janë gjetuar dhe as identifikuar të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, fatkeqësisht, anëtarë të së njëjtës familje në pjesën më të madhe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com