Një person humbi jetën pas një zjarri që përfshiu pyjet në veri të Kalifornisë, që ka shkaktuar gjithashtu evakuime të shumta, njoftuan sot autoritetet.
Zjarri, i quajtur “Carr”, përfshiu qytetin e Redding.
Ai është ende jashtë kontrollit të zjarrfikësve.
“Viktima ishte një drejtues buldozeri që po luftonte me zjarrin”, theksoi Bret Gouvea, komandant në departamentin kalifornian të pyjeve dhe mbrojtjes kundër zjarreve./atsh