Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se priste me padurim të ritakohej me Vladimir Putin për të patur një “takim të dytë”, duke theksuar se samiti që u mbajt të hënën në Helsinki kishte qenë një “sukses i madh”.
“Samiti me Rusinë ishte një sukses i madh, përveç armikut të vërtetë të popullit, medias +Fake News+”, u shpreh Trump me anë të një postimi në “Twitter”, mjaft i kritikuar brenda kampit të tij për deklaratat pajtuese kundrejt homologut rus. Pres me padurim takimin tonë të dytë për të vendosur për disa çështje për të cilat biseduam”, shtoi ai./atsh