I akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash, ish-shefi i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, doli sot para gjykatës në hapje të procesit të parë që rrjedh nga hetimi mbi ndërhyrjet ruse në presidenciale, që është cilësuar nga presidenti amerikan si një “gjueti shtrigash”.
Ish-bashkëpunëtor i republikanëve, Ronald Reagan dhe Bob Dole, Manaforta mori drejtimin e fushatës presidenciale të Donald Trump në maj dhe gusht 2016.
Ndonëse është prokurori special, Robert Mueller, i ngarkuar me hetimin e dyshimeve të ndërhyrjeve ruse në presidencialet amerikane, që e nxorri para gjykatës, çështja për një lidhje të mundshme mes anëtarëve të fushatës të Trump dhe Moskës nuk do të preket në këtë proces.
Në fakt kjo lidhet me çështje që kanë të bëjnë me një periudhë para se Paul Manafort të ishte në krye të ekipit të Trump. /atsh