Loading...

Sezoni veror- AKU mbi 1 mijë inspektime, 551 paralajmërime për sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndjek një plan veprim/inspektimi intensiv gjatë këtij sezoni turistik, me fokus kontrollin dhe inspektimin e të gjithë Operatorëve të Bizneseve Ushqimore të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore, si bar-restorante, fast-foode, pastiçeri, supermarkete, minimarkete, njësi prodhimi dhe tregtimi akullore.

Sipas AKU-së, deri tani janë kryer mbi 1 mijë inspektime në të gjithë vendin, janë dhënë 551 paralajmërime për mungesë e dokumentacioni dhe janë vendosur 22 gjoba me vlerë 3.5 milionë lekë, për shkeljet si: “Mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, pengim të kryerjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive”.

Gjithashtu janë bllokuar sasi të konsiderueshme produktesh për shkak të mangësive në etiketim si dhe janë asgjësuar produkte të konsideruara si ushqime të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se kontrolli dhe inspektimi do të vijojë me ritme intensive deri në fund të sezonit veror për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com