Loading...

Sarandë, AKU bllokon 50 litra qumësht që tregtohej me bidona në rrugë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në bashkëpunim me policinë bashkiake ka konfiskuar në Sarandë në jug të vendit, afërsisht 50 litra qumësht disa shitësve ambulant që tregtonin qumështin me bidona dhe me kushte të rënda higjeno – sanitare.
AKU bën të ditur se, gjatë aksionit janë bllokuar 43 litra qumësht dhe janë dërguar për analizat përkatëse.
Sipas AKU nuk do të lejohet më të shitet qumësht i tillë nëpër rrugë.
Ky operacion i Aku është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurt, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij). /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com