Dhjetëra mijëra rusë morën pjesë në manifestimet e organizuara në të gjithë vendin nga Partia komuniste për një projekt për të rritur moshën e daljes në pension.
Sipas organizatorëve 100 000 persona morën pjesë në Moskë në tubimin kundër reformës, e cila po shqyrtohet aktualisht në Parlament.
Në rrugët e Moskës turma hidhte slogane si ”Putin, mos prek pensionet tona” ose ”Ne dëshirojmë të jetojmë me pensionet tona dhe jo të vdesim në punë”.
Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete të tjera, që nga Lindja e Largët në Siberi deri në pjesën perëndimore të Rusisë./atsh