Policia Rrugore Vlorë njofton se për arsye të zhvillimit të një aktiviteti sot prej orës 19:00 deri më 23:00, aksi rrugor Rradhimë-Shkolla e Marinës do të funksionojë vetëm me një kah drejtimi për lëvizjen e mjeteve.
Policia njofton se i përdorshëm do të jetë kahu i djathtë i rrugës Rradhimë-Vlorë, kurse kahu tjetër i këtij aksi do të përdoret për parkime. ‘Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë nga Vlora drejtim Rradhimës, luten të përdorin aksin rrugor të Lungomares.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim e çdo drejtuesi mjeti për zbatimin e këtij sensi rrugor të përcaktuar për mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të shmanget trafiku rrugor i rënduar ose bllokuar’ thuhet në njoftim./javanews