Loading...

Rritet numri i turistëve, 30 milionë euro vetëm në 4-mujorin e parë të 2018

Rritja e numrit të turistëve me 9.1% këtë vit, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka sjellë 30 milionë euro të ardhura më shumë për ekonomikë e vendit.

Ishin këto të dhënat që ndau vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi ndërsa vuri në dukje se viti i kaluar shënoi 5.1 milionë turistë të huaj dhe këtë vit pritshmëritë janë shumë më të larta.

“Deri tani kemi matur dhe vlerësuar turizmin vetëm nga statistikat e hyrjes dhe daljes, të turistëve të ndryshëm që kanë hyrë në vendin tonë. Po të shikojmë shifrat realisht, çdo ministër dhe çdo qeveri do të ndihej pozitiv po të shikosh rritjen në vendin tonë. Viti 2017 shënoi 5.1 milionë turistë të huaj të hyrë në vendin tonë dhe krahasuar me një vit më parë, është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë çfarë do të duhet të arrijmë në Shqipëri, realisht mendojmë se kemi shumë më tepër aftësi dhe mundësi”, – tha Klosi.

Më tej, ai sqaroi se “vetëm në 4-mujorin e parë të këtij viti, ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë, duke shtuar rreth 30 milionë euro të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare”.

Klosi tha se ajo ç’ka qeveria synon është që turistët të fillojnë të vijnë që në muajin maj deri në tetor dhe jo vetëm në muajt korrik dhe gusht./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com