Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Fierit kanë bërë të mundur arrestimin Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga neni 109/1 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.