Pas akuzave të ngritura nga opozita për Reformën në Drejtësi Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në “Facebook”, duke theksuar se “pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim”.
Kryeministri kujtoi rrugën e vështirë të kalimit të kësaj reforme 2 vite më parë.
“Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, përfundon Kryeministri Rama./atsh