Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet për figurën e Adem Demaçit, duke e cilësuar vdekjen e tij si mbylljen e një historie të jashtëzakonshme të një rebeli të llojit më të rrallë.
Kreu i qeverisë ka shprehur konsideratat e tij ndaj figurës së Adem Demaçit në rrjetin social “Facebook” duke shkruar:
“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, përfundon Kryeminsitri Rama. /atsh