Loading...

Rama mbledh zyrtarët dhe u jep lajmin e mirë shqiptarëve live, ja kritikat që u bëri atyre

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtuesit e zyrave të punës të cilëve u ka kërkuar ta përmirësojnë akoma shërbimin, pavarësisht arritjeve deri tani, ka nxjerrë shifrat e punësimit deri 6 muajt e parë të vitit.

“Në muajin qershor Zyrat e Punës ndërmjetësuan dhe realizuan 3,590 punësime. Gjashtëmujori u mbyll me 14.593 të punësuar të rinj vetëm përmes Zyrave të Punës”, tha ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155937240871523/?t=0

“Duke iu referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër për cdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluiar në këtë qershor ne kemi 28 mijë e 324 të punësuar më shumë formalisht edhe në sektorin jo bujqësor. Shifër që jam i bindur në rrjetin e komentatorëve të ERTV do përqeshet, do shikohet si gënjeshtër etj etj, por është realiteti sic është realiteti edhe fakti që përmes zyrave të punës, vetëm përmes tyre janë punësuar në 6 mujor mbi 14 mijë persona.

Për të gjithë ata që nuk duan të jenë në anën e llogores së baltës dhe përqeshjeve por duan të bëjnë verifikimin e shifrave ti referohen regjistrit të sigurimeve shoqërore dhe Tatimeve e gjithcka është e lexueshme. Qershori ka qenë muaji më pozitiv, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe sezoni, por vlen të theksohet roli i zyrave të punës, sikundër vlen të nënvizohet edhe se pavarësisht progresit të bërë me individët e dalë nga ndihma ekonomike dhe vështirësive që hasni me individë që janë mësuar me një inerci me atë lëmoshën e ndihmës dhe refuzojnë punë, është detyra juaj të këmbëngulni se nuk është faji i tyre për një situatë psikologjike që dihet botërisht është i ndikuar nga krijimi i një stereotipi për vite të tëra.

Tregu i punës ka një hall të madh me mungesën e të kualifikuarve për nevojat e tij e këtu kemi punë për të bërë me programin e nxitjes së punësimit, duhet të ketë transparencë, e duhet ta ndiqni zbatimin e programit.

Dua të theksoj, se nuk mblidhemi këtu për ti bërë qejfin njëri tjetrit, se duhet vënë gishti të problemet.

Përtej rezultateve pozitive, ka nevojë për qartësim nga ana e zyrës qëndrore për procedurat e punësimit, që të reflektohen në listpagesat e bizneseve. Dobësia më e madhe e zyrave të punës sot është në kontaktin me vetë biznesin. Garantoni punonjësit në raport me kushtet dhe rregullat, të marrim përgjegjësinë e garantit që po i punëosjmë njerëzit në kushte normale. Se e dimë që në shumë biznese nuk respektohen rregullat. Bashkepunimi i zyrave me universitetet dhe shkollave profesionale ka nisur por ka edhe shume vend per tu permiresuar. Ka bashki qe nuk kane mbulim me zyrat e punesit, duhet te ndertoni bashkepunim ne nje sens proaktiv. Ne disa zyra pune ka akoma probleme me standartizimin e procedurave. Te krijohet nje uebsajt kombetar per vendet e lira te punes”./Korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com