Loading...

Rama e ka futur tashmë “krimbin” e përçarjes përmes joshjes tek opozita

Në radhët e opozitës vijojnë presionet, në përpjekje për të mbajtur njëri tjetrin nën tutelë dhe për më tepër për të dominuar këtë spektër.
Vëllëzërit e “gishtit” e jo të “gjakut”, Berisha e Meta, por dhe Basha e Monika, ndonëse në deklarimet publike mbështesin njëri tjetrin, ndonëse janë bashkë, më shumë ngjajnë me persona që janë duke u mbytur dhe që mbahen rrejshëm nga njëri tjetri për të shpëtuar.

Këtë situatë e sheh nga maja e pushtetit kryeministri Edi Rama, i cili u hedh nga një fije bari për shpëtim herë Berishës, herë Metës, herë Bashës e herë Monikës, por që asnjëherë nuk tenton t’i “nxjerrë” asnjërin në sipërfaqe.

Pavarësisht se dhe vetë kryeministri Rama është deri në ‘fyt’ në ujin e rrëmbyeshëm të Reformës në Drejtësi, që herët a vonë do ta marrë me vete, ai nuk ka ngurruar që të ndezë sherrin mes Berishës dhe Metës, drejtuesit reale të PD dhe LSI.

Shkak për këtë ka qënë nisma e PS, që në mungesë të miratimit të institucioneve të Vettingut KLP dhe KLP në këto momente, kërkon të miratojë një ligj ku të plotësohen vendet vakante në sistemin e drejtësisë, praktikisht në gjyqësor dhe prokurori, jashtë institucioneve të Vettingut.

Rama në mënyrë shumë tinëzare kërkon që gjyqtarët t’i emërojë Këshillii i Lartë i Drejtësisë, në krye të të cilit është Ilir Meta. Ndërsa prokurorët ti emërojë Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku.

Me gjithë vicklat e hedhura nga Monika Kryemadhi që kërkon që prokurorët të mos emërohen nga Arta Marku, në fund të herës Meta dhe Monika janë plotësisht dakord që KLD të emërojë gjyqtarët dhe Arta Marku të emërojë Prokurorët.

Meta është praktik dhe fundja, dosja hetimore për gjykim shkon në gjykatë, dhe aty gjyqtarët e emëruar nga Meta do të bëjnë ndonjë lëshim dhe do “kursejnë” atë që i emëroi në këto poste, pra atë vetë Presidentin-kryetar të KLD.

Por kjo ka sjellë probleme me Berishën, i cili jo vetëm që e ndjen veten dhe atë që ka vënë në krye të PD Lulzim Bashën, të mënjanuar nga Rama e të tradhëtuar nga Meta, por e ndjen veten dhe të kërcënuar nga mungesa e mbrojtjes së drejtësisë, duke rrezikuar burgun.

Ndaj ka filluar kërcënimet ndaj Metës, herë duke i përmendur ndonjë aksident automobilistik me pasoja nga eskorta e tij, e herë duke kërcënuar për nxjerrje problemesh të tjera.

Kërcënime këto që vijnë vetëm e vetëm që Meta të mos japë votën për magjistraturën, pasi në perceptimin e Berishës ka rrezik për fuqizimin e Ramës, por dhe mbetjen vetëm të tij dhe të PD përballë një aleance të majtë.

Fundja PS e LSI janë vëllezër “gjaku” politik dhe e gjejnë gjuhën e përjashkët më shpejt, sikurse e kanë gjetur gjithnjë.

Për këtë arësye dje Sali Berisha ka lëshuar alarmin, ndërkohë që i ka lëshuar sinjale Ilir Metës për tentativën e Edi Ramës për të shkatërruar drejtësinë dhe përçarë opozitën.

“Ligji i magjistratures ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise! Te dashur miq, mazhoranca e droges, blerjes se votes dhe krimit te narkoshtetit deshtoi ne menyre spektakolare ne miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures.

Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi! Kjo ishte nje fitore e vertet per qytetaret shqiptare, se pari sepse:

– Ky ligj ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise. Te rekrutimi, sipas ketij ligji do behej bazuar ne kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit ne shkollen e magjistratutes. Lista ishte bere gati me pinjolle te narkofunksionareve, narkogjykatesve, narkoprokurorve dhe krimineleve te tjere te partise siçiliste.

Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise.

Per dijeni te lexuesve, mazhoranca e droges, krimit dhe blerjes se votes, ne nje perpjekje te ulet te denje per moralin e vet, perdori kete ligj si leve per te perçare opoziten, por mori deshtimin.

Ajo, pasi deshtoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputeteve te veçante, ofroi kuota partiake partive opozitare per gjykates dhe prokurore te ardhshem te “pavarur” duke deshmuar edhe nje here se reforma Ourelliane e drejtesise eshte e bazuar kryekeput ne korrupsionin dhe pazaret mafioze te mazhorances se krimit. Sb”, reagoi Berisha.

Pikërisht teksa ka frikë se mos Meta dhe Monika japin ato 5 vota për të bërë 84 votat e miratimit të ligjit të magjistraturës, Berisha shpik dhe termin e kuotave partiake për partitë opozitare në sistemin gjyqësor.

Por indirekt akuzon dhe Metën si një njeri të pazarit, se është i joshur nga këto oferta të Ramës. Kryeministri Rama e ka futur tashmë “krimbin” e përçarjes përmes joshjes tek opozita, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të mbyllë verën me votimin e Magjistraturës.

Pasi dhe vetë BE po dje ka kërkuar me insistim miratimin e ligjit, me seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ose në mënyrë prioritare që në seancën e parë të Kuvendit në shtator./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com