Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka shpallur një tender për blerje produktesh konsumi, mes të cilëve ka planifikuaur edhe blerje prodhimesh pastiçerie, ose “ëmbëlsira”, siç quhen në gjuhën popullore.
Stafi që organizon shërbimin ndaj qeveritarëve të lartë me plotësim kushtesh pune, pritjesh, përcjelljesh, udhëtimesh e pushimesh, duke qënë përherë pranë qejfeve dhe nazeve të qeveritarëve, patjetër që kanë kuptuar se për çfarë kanë nevojë këto ditë, kur gjenden përballë dy episodeve të pakëndëshme: Shtyrja e negociatave me BE dhe beteja për prishjen e teatrit.
Këto dy episode, mund t’ia kenë “përzier stomakun” qeverisë, ndaj dhe stafi drejtues shërbimit “gastronomik”, që ia njeh mirë shijet shefave, ka menduar t’ua sjell “midenë në vend”, duke u blerë ëmbëlsira.
DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE
- Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, adresa Bul. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë Tel/Fax Tel. 2228-398 & Fax. 23232-955, E-mail [email protected]
Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim– Mallra
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Detergjente, artikuj hotelerie dhe pastiçerie.”
Numri i referencës së procedurës: REF-77446-07-02-2018
Fondi limit/marrëveshjes kuadër 3.999.420 (tremilion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntëmijë ekatërqind e njëzet) lekë pa TVSH.
Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati kohor për ekzekutimin: 10 ditë
7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 13/07/2018 ora, 12:00, vendi: Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare./Pamfleti