Të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e sistemit të shëndetësisë, do të mund t’i nënshtrohen konkursit që do të zhvillohet më datën 18 të këtij muaji.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila bën me dije se kjo është e vetmja mënyrë për të punësuar infermierët në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike në vend, duke aplikuar përmes portalit: www.infermierepershqiperine.al.
Kandidatët e interesuar nga të gjitha qarqet e vendit, do t’i nënshtrohen provimit në orën 14.00, në godinën e Lëndëve Paraklinike (pas Spitalit Infektiv) pranë ambienteve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”./atsh