Ndonëse më herët ishin publikuar vetëm disa foto se si do jetë godina e re e Teatrit Kombëtar, së fundmi është publikuar edhe videoja që tregon se si do të jetë “shtëpia” e artistëve brenda dhe jashtë.Arkitektura shfaqet i organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve, ndërsa pjesa tjetër i kushtohet publikut.Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut dhe pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit.Sa i takon publikut, ai hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark.Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit.Teatri i ri do të edhe disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët, më konkretisht: një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla “Black Box” prej 200 metra katror secila.Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.Projekti i prezantuar nga “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern, si dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.