Loading...

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Tom Doshin

Prokuroria është e vendosur të vijojë “luftën” me deputetin Tom Doshi. Mësohet se pasi Gjykata e Tiranës i dha pafajësi deputetit të Shkodrës për atentatin e supozuar ndaj tij, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

Lajmi është zyrtar dhe është publikuar nga këshilltari për mediat i Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Denion Ndrenika. Në përgjigje të disa pyetjeve për Report TV, Ndrenika thotë se “në rastin “Doshi”, kjo cështje për shkak të kompetencës është endur nga gjykata e lartë në gjykatën e krimeve të rënda dhe anasjelltas dhe në fund është dërguar për kompetencë gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Akuza është përfaqësuar nga prokurore Elsa Miha, prokurore pranë Prokurorisë Tiranë. Në përfundim të gjykimit prokurorja ka kërkuar deklarimin fajtor të Tom Doshit dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Gjykata, në përfundim të gjykimit, ka deklaruar të pafajshëm deputetin Doshi. Prokurorja Elsa Miha ka ushtruar ankim ndaj vendimit të gjykatës dhe çështja do shqyrtohet në Gjykatën e Apelit Tiranë.”, ka thënë Ndrenika./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com