Loading...

Profil i një bektashiu, batakçi/Ilir Meta ka mbetur vetëm me Bashën dhe me Sashën

Fundi i vetmisë së vonuar
Për Ilir Metën, godina e Presidencës është “streha” e fundit zyrtare e tij, drejt vetmisë së plotë e të pashmangshme, që i ka ofruar vehtes në karrierën politike, si politikan i urryer nga gjithë shqiptarët dhe si koleg, i nveritur dhe i papranueshëm nga politikanët.

Prej 1 viti, i vetë-mbyllur brenda asaj kulle (kërkoi me ngulm presidencën), Ilir Meta po jeton me delirin e të shkuarës dhe me përpëlitjet nga ankthet e të sotmes, që ka nisur t’i numërojë ditët e përballjes me drejtësinë, të cilës i është shmangur e i ka shpëtuar disa here, duke e lejuar të përdor pushtetin.

Për të zbutur brengën e vetmisë së madhe, ai del shpesh në zona jo si qytetar i lirë, por si President Republike, del jo për të qarë hallet me popullin, por për të testuar braktisjen, të cilën e ka konstatuar kudo.

Pas 27 vitesh pazare, vjedhje, shkatërrim e plaçiktje të ekonomisë, luks makinash shtetërore e private, vila me shërbëtorë, jetë me ahengje, pasuri përrallore, kapadaillëk fshataresk, sundim, paprekshmëri nga drejtësia, akrobaci nga një kolltuk pushteti, në tjetrin, shëtitje në gjithë botën me taksat e shqiptarëve dhe pas 27 vitesh luksi familjar mbretëror, erdhi “ora” të gjendet vetëm, aq i vetmuar sa po e braktisin përditë edhe anëarë-fakirët, që në fushata i gënjente me ndonjë bluzë e orë dore me kokën e tij, aq sa po ikin deputetë e ish-drejtorë, këshilltarë komunash e bashkëfshatarë që i vinin rrotull për ndonjë vend pune dhe licencë!

Ish-bosi që punësonte (me lekë) mijëra njerëz me listë emërore, që dërgonte bandat dhe shkulte fabrikat për skrap, që bënte VKM për troje e toka në male, që shkatëronte lumenjtë për zhavore e HEC-e, që nuk jepte leje pallatesh e kullash pa marrë 2 kate, që nuk firmoste tendera e koncesione pa 30% në dorë, që zaptonte fusha, kodra, zona bregdetare, pyje, që mblidhte 10 mijë të rinj në kampingje verore dhe që kur ecte rrugës “hapej bythësh, sikur ishte “ZEUSI” i këtij vendi, tani është katandisur vetëm, vetëm fare, fillikat e në trishtim mjerani, i mbyllur brenda mureve të Presidencës, duke bërë “qokat” e fundit prej batakçiu, me ndonjë punësim e ndarje dekoratash.

Është kantandisur, tamam si i braktisuri dhe i vetmuari, miku i tij Sali Berisha pas rënies nga pushteti, i cili përveç vetmisë, po përjeton edhe “hijen” e “hak-dhënnies” zakonore, për krimet që ka bërë në pushtet në “katund”, aq sa siç thonë rojet e tij, ka vendosur audio-kamera edhe në oxhakun e pallatit e të WC.

Vetmia e pritshme dhe e vonuar e Ilir Metës, kompensohet prej tij, me shpresën ëndërrimtare të luftës së Monikës krahë Lulit, për t’u rikthyer në pushtet, por edhe duke kaluar disa çaste “qetësie” psikologjike me Bashën dhe me Sashën (macen e tij)./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com