Loading...

Prodhimi i energjisë elektrike, më shumë se mesatarja e 15 viteve të fundit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) publikoi sot treguesit për 6-mujorin e parë të vitit, ku niveli i prodhimit të kaskadës arriti në 3,914 GWh, rreth 53% më shumë se mesatarja e këtyre 15 viteve të fundit.

Sipas KESH-it, gjatë kësaj periudhe, u regjistruan vlerat më të larta historike të prodhimit ditor (29,121 MWh), të prodhimit mujor (848.5 GWh), dhe të rezervës energjetike në fillim të muajit Korrik (1,399 GWh). Për shkak të rehabilitimit në HEC Koman dhe kufizimeve në transmetim, kapacitet gjeneruese të disponueshme për shfrytëzim gjatë periudhës ishin rreth 161 MW më të vogla se në vitet 2010 e 2013.

Ndërkohë që për nivele pothuajse të njejta prodhimi, shkarkimet pa prodhim të energjisë elektrike në vitin 2018 ishin rreth 40% më të ulta se ato 2010. Për të njëjtën periudhë, rezerva energjetike e Kaskadës në vitin 2018 u rrit me rreth 288 GWh, ndërkohë që në 2010 (megjithëse me prurje më të larta) ajo u rrit me vetem 21 GWh.

Të ardhurat e krijuara nga shoqëria në këtë periudhë shkojnë në 10,9 miliard lekë prej të cilave: 3 miliard lekë si rezultat i shitjes së 1.99 TWh energji tek OSHEE, 7.13 miliard lek nga shitja e 1.99 TWh energji në tregun e parregulluar, 581 milion lekë nga shitjet e shërbimeve energjetike dhe 224 milion lekë nga shitblerjet e energjisë për optimizim ekonomik.

Në fund të Qershorit 2018, llogaritë e pagueshme detyrime rezultojnë në 37,984,060,000 lek ndërsa llogaritë e arkëtueshme janë 59,242,070,000 lek. Fitimi neto operacional për periudhën Janar-Qershor 2018 rezulton të jetë 6,199,243,000 lek.

Reshjet intensive gjatë 6-mujorit të parë (dhe kryesisht në periudhën Janar –Prill) ishin një dëshmi që jo vetëm që nuk u kompromentua siguria e digave, por u arrit të maksimizohej sasia e energjisë së shitur në raport me shkarkimet e ujit pa prodhim energjie, duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe kontroll më të mire dhe minimizim të vërshimeve të ujit zonën e nën Shkodrës, bën të ditur KESH./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com