Një djalë vetëm 11 vjeç ka rrezikuar seriozisht jetën e tij pasi ka gëlltitur një monedhë leku ose bulon metalik. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, dhe ka qenë nëna që ka konstatuar problemin në rrugët e frymëmarrjes me fëmijën e saj 11 muajsh.
Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë nga mjekët pediatër. Ata kanë konstatuar pas një ekoje të kryer një trup të huaj në barkun e fëmjës. Vogëlushi është dërguar në spitalin e pediatrisë së Tiranës për mjekim të specializuar .
“DurrësLajm” kontaktoi me shefin e pediatrisë, mjekun Fatmir Shahini, i cili tha se rastet e incidenteve të tilla janë të shumta në qytetin e Durrësit. “Një vogëlush në Durrës erdhi për herë të dytë brenda një viti, pasi kishte gëlltitur një send të huaj. Në fillim kishte gëlltitur lekë, ndërsa në rrugët e frymëmarrjes i gjetëm një copë letër .
Tek një fëmijë tjetër në hundë i gjetëm një kokërr fasule”, thotë mjeku. Mungesa e vëmendjes maksimale nga ana e prindërve tek të vegjlit mund të sjellë pasoja fatale nëse kalojnë sende të huaja në rrugët e frymëmarrjes.
Mjeku tha se si pasojë e mungesës së vëmendjes, kalimi i trupave të huaj në gojë nga ana e fëmijëve mund të sjellë pasoja fatale. Mjekët e pediatrisë së Durrësit, rastet e vështira kur konstatohen trupa të huaj në stomakun e fëmijëve, i dërgojnë në pediatrinë e Tiranës.