Loading...

Presidenti Meta, fjalë solemne në Parlamentin e San Marinos

Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino, mbajti një fjalë solemne në Parlamentin e San Marinos, Këshillin e Madh dhe të Përgjithshëm.

Në fjalën e tij Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e tradicionalisht miqësore mes shqiptarëve e sanmarinezëve, si dhe evidentoi vlerat e përbashkëta historike që dy popujt ndajnë prej shekujsh me njëri-tjetrin.

Duke iu referuar historisë së San Marinos, për liri, pavarësi dhe sovranitet, Presidenti Meta nënvizoi se, këto vlera dhe të tjera në shekuj na bashkojnë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë në dobi të vendeve dhe popujve tanë.

Këto vlera që bashkëndajmë prej shekujsh dhe në mënyrë të e bëjnë miqësinë midis dy popujve shumë të fortë e të qëndrueshme – nënvizoi Presidenti Meta.

Kjo miqësi, tha presidenti, vjen që në kohët e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe qëndresës së tij heroike gjatë së cilës disa kalorës sanmarinezë luftuan përkrah tij.

Presidenti Meta në fjalën e tij shprehu gjithashtu kënaqësinë për interesin, vullnetin dhe gatishmërinë që dy vendet kanë demonstruar, veçanërisht në vitet e fundit, për të intensifikuar marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit.

Presidenti Meta përshëndeti vendimin më të fundit të Qeverisë së San Marinos për çeljen e Ambasadës së saj në Tiranë dhe nënvizoi se kjo është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve, që do t’i japë një shtytje të fuqishme bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, nënvizoi se Shqipëria dhe San Marino janë dy vende me vokacion të qartë evropian dhe që aspirojnë të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian. “Kjo i bashkon dhe e forcon më shumë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar e kulturor midis dy vendeve”, theksoi Presidenti Meta.

Ndërsa Kapitenët Regjentë të San Marinos, në fjalën e tyre theksuan se, vizita e Presidentit Meta realizohet në shenjën e miqësisë dhe të vullnetit të përbashkët për, të punuar së bashku për qetësinë e të dy vendeve dhe për ecjen e pandalshme drejt një bote në paqe dhe harmoni të vërtetë. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com