Mijëra manifestues kundër qeverisë protestuan dje në mbrëmje kundër reformave gjyqësore të diskutueshme, të cilësuara nga Bashkimi Europian si kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
“Turp!”, “Gjykata të lira!”, “Ne do të mbrojmë demokracinë!”, thërrisnin mijëra protestues para pallatit presidencial në Varshavë, disa orë pasi presidenti konservator, Andrzej Duda nuk dekretoi një ligj të diskutuar, kërkuar nga qeveria e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS, konservatore).
Senatorët polakë ratifikuan këtë projektligj mbi zgjedhjen e drejtuesit të ri të Gjykatës Supreme, në kuadër të një sërë reformash gjyqësore, që i mundësojnë tashmë qeverisë të kontrollojnë gjykatat, Këshillin Kombëtar të Magjistraturës (KRS) dhe Gjykatën Kushtetuese.
“Kam luftuar për demokraci dhe që të ketë gjykata të lira, që të jetojmë në një vend të lirë nën sundimin e ligjit”, deklaroi Bozena Rojek, 68 vjeçe, avokate në Varshavë, e cila mori pjesë në manifestim./atsh