Loading...

Politika në prag tronditje, video-skandal mes Shkëlzen Berishës dhe Monika Kryemadhit në duart e Spartak Brahos

Videoja që u bllokua në vitin 2015 nga Berisha pas sherrit me Metën pritet të publikohet nga Rama dhe Basha, Berisha përgjoi 850 herë Metën, si u grindën tre vite më parë dhe u bashkuan sërish kundër reformës në drejtësi
Në mars të vitit 2015, Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, u përfshinë në një luftë të egër politike, për arsye dhe rrethana të paqarta. Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve dhe se ishte përfshirë në aferën CEZ, ndërsa i kërkonte dorëheqjen dhe largimin nga politika.

Nga ana e tij, Ilir Meta tha se nuk jepte për herë të dytë për Shkëlzen Berishën. Konflikti la me gojë hapur shumëkënd, pasi siç dihet, Ilir Meta dhe Sali Berisha ishin në një aleancë të fortë dhe mafioze që nga kohë kur Fatos Nano ishte në burg, kur Meta tentoi t’i merrte partinë me ndihmën e Berishës. Pavarësisht kësaj, Berisha e kishte përgjuar Ilir Metën 850 herë me anë të Visho Likës. Këtë gjë, Meta e mori vesh me anë të Spartak Brahos dhe ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

I gjendur në këtë situatë, Meta e kërcënoi Sali Berishën me publikimin e një video-skandali me Shkëlzenin. Spartak Braho, në atë kohë kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare paralajmëroi publikimin e videos me Shkëlzen Berishën në një seancat plenare. Braho tentoni t’i shfaqte pamjet filmike në një video-projektor, por një gjë e tillë u bë e pamundur, pasi Berisha mobilizoi deputetët duke pushtuar foltoren e Kuvendit. “Ju e patë që Berisha nuk më la. Seancën e ardhshme do ta publikoj”, tha Braho.

Vetë Sali Berisha tha: “Ilir Meta tregon se kufijtë e zhytjes së tij në krim dhe në korrupsion nuk kanë kufi. Ilir Meta punën e parë që bëri kur doli kjo aferë tha se e ka organizuar kunati i Berishës, video tregon qartë se Bami është sponsorizuar dhe se kush e ka sponsorizuar janë të gjitha në video. Ilir Meta mendon se djali im ka lidhje pasi i ishte lutur që të ndërhynte tek i ati, por nuk ndërhyri, sepse Meta nuk donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Unë e dua shumë djalin tim, por natyrisht detyra shtetërore është detyre shtetërore”.

Publikimi i videos u paralajmërua edhe nga Petrit Vasili, i cili tha: “Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar, ju konfirmoj edhe njëherë qartë edhe prerë se lufta e mazhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë shumë e rreptë dhe pa asnjë kompromis. Gjithashtu bëj me dije opinionin publik se fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim”.

Video nuk u shfaq pasi digjeshin si Meta ashtu edhe Sali Berisha. Ishte një veprim i dëshpëruar i Ilir Metës, por ndoshta ishte thjeshtë një lojë e tij për të trembur Berishën. Në video vërtetë shfaqej Shkëlzen Berisha, siç pretendonte Braho, por Shkëlzenin shfaqej me Monika Kryemadhi.

Publikimi i videos mund të çonte si në arrestimin e Shkëlzenin ashtu edhe të Monika Kryemadhit. Videoja ishte gjetur rastësisht nga eksperti amerikan në lap-topin e Dritan Priftit gjatë rikuperimit dhe ekspertimit të videos së pazarit të Ilir Metës. Videoja ishte fshirë, por eksperti amerikan e kishte rikthyer. Videoja ra në dorën e Spartak Brahos.

Pas tre vitesh rrethanat politike kanë ndryshuar dhe politika shqiptare mund të tronditet sërish. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë rikthyer në aleancën e tyre tradicionale, duke u bashkuar kundër reformës në drejtësi. Spartak Braho ka kaluar në krahun e Edi Ramës bashkë me videot në çantën e zezë, fillimisht si këshilltar i Ramës dhe tani si deputet i PS.

Braho tashmë është një armë e fortë në duart e Edi Ramës kundër Ilir Metës. Rama, me mbështetjen në hije të Lulzim Bashës, pritet të publikojnë videon, duke vrarë kështu me një gurë dy zogj.Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com