20 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm janë gjendur nga efektivët e policisë në vendin ku një ditë më parë policia u përplas me një person në kërkim, Gaqo Gjini në Radhimë. Pasi të kalojnë në laboratorin e balistikës, grupi hetimor do të përcaktojë se sa armë kanë qëlluar drejt banesës.
Sipas komunikimit zyrtar, policia e Vlorës bën me dije se 38 vjeçari ka qenë i armatosur me mjet prerës thikë. Në momentin e arrestimit bën me dije zyrtarisht policia e Vlorës Gaqo Gjini ka tentuar të godasë një efektiv dhe ky i fundit e ka plagosur atë në këmbë. Ndërkohë nga familja hidhet poshtë pretendimi i policisë të cilët sot jashtë kamerave kanë treguar se policia beri terror.
Sipas familjarëve 38 vjecari ka qenë në banesë dhe forca të shumta policie kane qëlluar me armë pa fund rreth banesës çka kanë terrorizuar familjarët të cilët ndodheshin aty. Rreth 20 gëzhoja kane qenë mbi tarracë e banesës, ndërkohë që një gëzhojë është gjetur në afërsi të portës ku mendohet se i përkiste oficerit të policisë që qëlloi në këmbë 38 vjeçarin./korrieri