Një konflikt mes disa të rinjve në Dhërmi gati është kthyer në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e natës “Havana”, ku në konflikt janë përdorur dhe armët.
Por gjatë momentit të largimit me vrap nga paniku, disa prej të pranishmëve kanë mbetur të plagosur nga qelqet e thyera.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e sherrit mes të rinjve, si dhe për të kapur autorët.