Loading...

Plagosi me gërshërë tre policët, flet nëna e autorit: Ishte në depresion, ata e goditën të parët

Tre  punonjës policie kanë mbetur të plagosur me gërshërë  mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit.

Autori është identifikuar si Nerfan Halimllari, një rom ,i cili më herët kishte grabitur një dyqan në lagjen e tij , duke i marrë  lekët e xhiros rreth 20 mijë lekë të reja e më pas është larguar.

Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura.

Në këtë moment sipas policisë Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës gërshërë. Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë per ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital së bashku me autorin e grabitjes.

Nga ana tjetër nëna e autorit të ngjarjes Enverie Halimllari pretendon se kanë qënë efektivët e policisë të cilët kanë goditur të parët me mjete të forta të birin dhe ky i fundit ka reaguar duke përdorur gërshërët që kishte në banesë.

E moshuara kërkon mëshirë për djalin e saj, pasi thotë se ai prej kohësh ishte në depression pas divorcit me bashkëshorten dhe largimin e fëmijëve.

‘’Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.

Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë”, shprehet e ëma e autorit.

Me të shkuar në vendgjarje grupi hetimor nisi hetimet  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se tre efektivët e policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.faxweb.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com