Në 1911 Petro Nini Luarasi do të shkruante në greqisht e shqip veprën e tij më të njohur “Mallkimi i shkronjave shqipe”.Kjo vepër është padyshim tregues i një kulturë të hollë e një ndjesie të jashtëzakonshme lidhur me kombin. Rilindasi ka ditur të hedhë poshtë të gjitha argumentat e përdorura nga Mitropolitët grekë të kohës duke e vënë theksin tek fakti se shqiptarët duhet ta ruajnë besimin e tyre në gjuhën mëmë.
Ai do të shprehte mes radhëve të këtij libri të gjithë sulmet që kishte pësuar gjuha shqipe dhe mësuesit e saj, nga Mitropolitët grekë Grigori, Fillareti e Qirili. Petro Luarasi me një analizë të thellë, të mbështetur në fakte e të dhëna u tregon shqiptarëve se gjuha e tyre nuk ishte e mallkuar dhe se nuk përbënte herezi ta lexoje apo shkruaje.
Kjo vepër është padyshim tregues i një kulturë të hollë e një ndjesie të jashtëzakonshme lidhur me kombin. Rilindasi ka ditur të hedhë poshtë të gjitha argumentat e përdorura nga Mitropolitët grekë të kohës duke e vënë theksin tek fakti se shqiptarët duhet ta ruajnë besimin e tyre në gjuhën mëmë.
Është e vështirë të mendosh se çdo të kishte ndodhur nëse figura si Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Nuçi Naçi, Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Koto Hoxhi etj nuk do të kishin bërë beteja te tilla që shumica i paguan me jetën, por që nga krahu tjetër mundësuan përçimin e gjuhës shqipe që kaq shumë pengohej nga Perandoria Osmane dhe autorietet greke në jug e juglindje të vendit.
Më poshte disa pjesë te veprës “Mallkimi i shkronjave shqipe’’ që u botua në të njëjtin vit 1911 kur Petro Nini Luarasi edhe u helmua:
Priftëria patriarkike bëri vegël të qëllim të saj fenë, të cilën e tund si këmborë friksonjëse kundër cilitdo shqiptari që dashuron shkronjat e tij, dhe që ta rrëmbejë më tepër në rrjetat e aforizmit e çkishërimit, duke i lënë vetëm një rrugëz shpëtimi : pendimin dmth të mohuarit të gjuhës amtare shqipe dhe të kthyerit e tij në helenizëm.
C’të keqe kemi bërë që na pengon neve nga udha që caktoi perëndia për tërë njerëzinë? Përse ndaloni shkrimin e këndimin e gjuhës sonë, kur tërë gjuhët e popujve janë pëlqyer prej perëndisë dhe të vlefshme për të përhapur me ato predikimin e ungjillit?
Meqënëse fryma e shenjtë u dhurua prej Jezu Krishtit, jo për kryezotërim as për mundim tiranik mbi njerëzit, por për të shquar të mirën prej së keqes andaj dhe mbikqyrësi duhet të jetë jo gojë vrazhdët, jo zemërak, as pijanec, jo rrahës, jo turpfitonjës por huaj dashës, mik i së mirës , i urtë i përmbajtur dhe gjatë predikimit të frymëzohet prej fjalës së vërtetë.
Në është se Jezu Krishti, në një hop afro dy mijëvjetësh, bëri nxënës vetëm grekët, atëherë nga do të dëftehet hyjësia e tij në botë? Apo nga të tre milionë grekët? Ne shqiptarët dashurojmë jo vetëm vëllezerit tanë grekë, por edhe të gjithë vëllezërit e botës, por dëshirojmë dhe lutemi që të na dashurojnë edhe ata të tjerët neve’.’
Nga MARIN MEMA