Loading...

Peshkaqenët e bashkive, pasuritë e reja të Dakos dhe Sejdinit, vila dhe para me thasë

Fuqizohen më tej pashallarët vendorë me tendera dhe leje ndërtimi, tashmë i ka frikë edhe Edi Rama, vetëm Byroja Kombëtare e Hetimit mund t’i rrëzojë dhe t’u sekuestrojë pasuritë, bajlozi i Durrësit numëron apartamentet si monedhat, 5 shtëpi dhe vilë trekatëshe vetëm gjatë vitit të fundit

Ata cilësohen si pashallarët dhe peshkaqenët vendorë për shkak të fuqisë së madhe ekonomike, politike dhe klanore, me anë të të cilës i imponohen edhe Edi Ramës dhe zgjasin sundimin e tyre në pashallëqet përkatëse. Dy më të fuqishmit, por edhe më të rrezikuarit nga drejtësia e re, janë Vangjush Dako i Durrësit dhe Qazim Sejdini i Elbasanit, me nga tre mandate secili, me pasusi marramendëse dhe me një karrierë të pasur në punë të dyshimta.

Rrëzimi i tyre mund të vijë vetëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi Edi Rama është peng i tyre. Pasuria e peshkaqenëve vendorë është marramendëse. Dhe bëhet fjalë vetëm për pasurinë e deklaruar, pasi ajo e padeklaruar dyshohet se zë 90 % e pasurisë reale, ku përfshihen pallate, fabrika, hotele, prona, lokale, magazina etj. E gjithë pasuria është më orgjinë të dyshimtë.

Kjo është një nga arsyet se pse SHBA dhe BE i kanë vendosur izolimin e Shqipërisë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, për të goditur kokat e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, përmes arrestimit të tyre dhe konfiskimit të pasurive të tyre, duke i kaluar në llogari të shtetit shqiptar. Edi Rama është në një pozicion të vështirë. I duhet të zgjedhë mes kokave të korrupsionit dhe SHBA-BE. Nëse bllokon ngritjen e SPAK-ut, SHBA-BE mund ta rrëzojnë nga pushteti. Por, nga ana tjetër, nëse lejon ngritjen e SPAK-ut, kokat e korrupsionit do t’i vërsulen në mënyrë të pamëshirshme.

Kreu i Bashkisë së Durrësit i numëron apartamentet si monedhat dhe bën para me thasë. Gjatë vitit të fundit, ka shitur dy apartamente. Gjatë viti të fundit, Dako ka shtuar pesë apartamente dhe një vilë trekatëshe. Një familje normale, nuk mund ta bëjë këtë pasuri për 500 vite, ndërsa Vangjush Dako e bën për një vit, vetëm me rroga.

Qazim Sejdini është një tjetër pasha që sundon prej më shumë se një dekadë në Elbasan. Sejdini ka pasuri marramendëse. Drejtësia aktuale është pafuqishme për ta mbërthyer. Sot një gjyqtar po shkarkohet nga drejtësia vetëm se nuk justifikon 13 mijë euro, ndërsa Qazim Sejdini sundon qetësisht me një pasuri përrallore. Sejdini vijon të mbetet një nga bajlozët vendorë më të fuqishëm, për shkak të pasurisë dhe lidhjeve të forta. Mjafton të shikosh pasurinë e tij dhe të kuptosh se sa qesharake dhe cinike është propaganda e Edi Ramës për gjoja bashkëqeverisjes me qytetarët./Pamfleti

Pasuritë e fundit të Vangjush Dakos

Katër apartamente në plazh, të cilat janë shkëmbyer me një Pronë në Shkozet.

Një apartament 245 m2 i cili është shkëmbyer me një apartament tjetër 120 m2 ndërtim vitit 1994, plus bodrum dhe garazh 32 m2 ndërtime të vitit 1999.

Shtohet pasuria me një truall 4950 m2 në Xhafzotaj , plus ndërtesë tre kate sipas lejes shesh ndërtimi dhe godinë shërbimi ku kati përdhe është 1653 m2 plus 624 m2.

Shitje e dy apartamenteve, 35 000 euro dhe 37 729 euro.

Të ardhura neto, 1 430 260 lekë.

Të ardhura neto si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës, 153 000 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e pronës 8 523,55 euro.

Bashkëshortja Znj. Alba Dako, 677 823 lekë nga paga si përgjegjëse laboratori, Drejtoria Rajonale Shëndetësore.

Gjendje llogarie me vlerë 8 523,55 euro.

Shtesë me 1,19 USD në llogarinë, 11 017,71 USD.

Gjendje llogarie me vlerë 142,92 Lekë.

Shtesë me 150 450 Lekë nga paga pranë Këshillit të Qarkut.

Pakësim me 2 400 Lekë në llogarinë pranë Procredit Bank, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor është 841 258 Lekë.

Gjendje e llogarisë 72 729 Euro.

Pasuri të tjera

Pronar i një toke truall me sip. 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollar.

Pronar i një pallati 11- katësh me sip. totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë.

Pronar me i një magazine me sip. 187 m2 dhe i një trualli me sip. 539 m2 në vlerën 550 000 lekë.

Pronar i një magazine me sip. 300 m2 në vlerën 500 000 lekë.

Pronar i një garazhdi me sip. 100 m2 në vlerën 15 000 dollar.

Pronar i një apartamenti me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollar.

 

Pasuritë e fundit të Qazim Sejdinit

Të ardhura 1 466 920 Lekë nga paga

Të ardhura me vlerë 112 200 Lekë si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan.

Të ardhura me vlerë 3 180 431 Lekë të përfituara nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Bashkëshortja, të ardhura interesi me vlerë 22 879 Lekë.

Bashkëshortja, 248 640 Lekë nga paga si punonjëse në kompaninë Ujori Sh.p.k

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 289 776 Lekë nga pensioni.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 600 000 Lekë nga qiraja e pronës.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 5 000 000 Lekë nga shpërndarja e dividendit.

I biri Z. Alion Sejdini, 798 673 Lekë nga paga si punonjës i DRF Elbasan.

I biri 280 000 Lekë nga paga prej aktivitetit person fizik në radion lokale.

I biri humbje 83 440 Lekë nga akitviteti si person fizik.

I biri 22 898 Lekë nga interesat e maturimit të Bonove të Thesarit.

Bashkëshortja e të birit, 729 000 Lekë nga paga si punonjëse në Ujori.

E bija Znj. Imelda, 1 429 095 Lekë nga punësimi, veprimtaria akademike.

E bija 496 996 Lekë nga puna në kompaninë e sigurimeve Sigal.

E bija 306 000 Lekë nga qiraja e objektit.

E bija 153 000 Lekë, si autore nga shitja e librit ‘Etika e Biznesit’.

E bija Ina, 788 185 Lekë nga puna si pedagoge në Universitetin e Elbasanit.

Shtesë me 143 427 Lekë në llogarinë bankare.

Shtesë me 4 159 Lekë në llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshortja bono thesari, 1 000 000 Lekë.

Bashkëshortja shtesë me 230 Lekë në llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshortja shtesë me 58 200 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë BKT.

Bashkëshortja, shtesë me 305 903 Lekë në llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshortja, shtesë me 292 776 Lekë në llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshortja, shtesë me 1 070 Euro në llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshortja, shtesë me 541 806 Lekë në llogarinë.

Bashkëshortja, gjendje cash me vlerë 1 300 000 Lekë.

Bashkëshortja, detyrim i papaguar me vlerë 7 100 Lekë.

I biri Z. Alion Sejdini, pakësim me 979 561 Lekë në llogari.

I biri ri investim në Bono Thesari, 1 000 000 Lekë.

I biri pakësim me 1 197 Lekë në llogari..

I biri shtesë me 365 Lekë në llogarinë rrjedhëse.

I biri shlyer shumën prej 23 636 Lekë.

E bija Znj. Imelda, shtesë me 102 Lekë nga interesat.

E bija shtesë me 30 000 Lekë në fondin e pensionit.

E bija shtesë e pasurisë me sipërfaqe trualli prej 54,7 m2 e objektit godinë 3 katëshe.

E bija pakësim me 259 379 lekë në llogarinë e pagës.

E bija shtesë me 52 678 Lekë me kalimin e shumave nga llogaria e pagës.

E bija pakësim me 352 744 Lekë në llogari.

E bija pakësim me 24 764 Lekë.

E bija të ardhura me vlerë 813 925 Lekë nga prindërit.

E bija shlyer shuma prej 1 475 564 Lekë për kredinë bankare.

E bija shlyer shumën prej 8 840 Euro për qiranë financiare për makinë.

E bij pakësim me 19 976 Lekë në llogarinë rrjedhëse.

E bija pakësim me 43 586 Lekë në llogarinë e kartës së kreditit.

E bija shlyer shumën prej 102 114 Lekë për detyrimin e kartës së kreditit.

E bija ka shlyer shumën prej 22 878 Lekë për detyrimin e kartës së kreditit.

Shlyer shuma prej 1 488 520 Lekë për kredinë bankare për rikonstruksion banese.

Shlyer shuma prej 2 949 006 Lekë për kredinë bankare për rikonstruksion banese.

Shlyer shuma prej 20 443 Lekë për detyrimin e kartës së kreditit.

 

Pasuri të tjera

Pronar i një shtëpie banimi 478 m2.

Pronar i një shtëpie banimi me sip. 120 m2 në Fier.

Pronar një shtëpie banimi me sip. 130 m2, në Vlorë.

Pronar i një ambienti zyre me sip. 60 m2, në Fier.

Pronar i një ambienti zyre me sip. 34.5 m2, në Fier.

Pronar i një magazine me sip. 840 m2, në Fier, në vlerën 25 400 000 lekë.

Kredi bankare për blerje pasurie 12 000 000 lekë dhe afat 10 vjet.

Overdraft për biznes 15 000 000 lekë.

Garanci pranë shoqëri sigurimesh në vlerën 70 000 000 lekë për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Bashkëshortja zonja Xhuljana Sejdini pronare e shoqërisë UJORI.

Bashkëshortja truall, tokë bujqësore me destinacion ullishte.

Vajza Imelda, blerë nga Ministria e Financave, me të ardhura të prindërve trualli 81 m2 të objektit ndërtesë 3-katëshe, për 13,666 lekë/m2 ose 1 106 946 lekë.

Regjistruar në ZRPP një ndërtesë me sip. 831.6 m2 dhe truall përkatës me sip. 755 m2.

Dhuruar vajzës një apartament banimi me sip 122.5 m2.

Regjistrim në ZRPP i një apartamenti me sip. 102.5 m2 në Vlorë, në zotërim të bashkëshortes.

Përfituar me trashëgimi nga nëna dy sipërfaqe me ullinj, përkatësisht 870 m2 dhe 1630 m2, të regjistruara në vitin 2014 në ZRPP Elbasan./pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com