Loading...

Përurohet shtëpia e LEGO-s, u projektua nga arkitekti i Teatrit Kombëtar/Foto

Një tjetër kryevepër e arkitekturës botërore u përurua së fundmi në Danimarkë. Shtëpia e LEGO-s, e projektuar nga Bjarke Ingels, arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, ka hapur dyert e saj jo vetëm për fëmijët, por për të gjitha grupmoshat.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ashtu si në Danimarkë e vende të tjera, ku modernen e presin krahëhapur dhe pa histeri, ashtu duhet të ndodhë edhe në Tiranë për Teatrin e ri. “Sa mirë për fëmijët e Danimarkës, një Lego House për lojë e shfaqje! Si nuk u ngrit Mbreti aty t’i kundërshtonte me protesta, si ish-Presidenti ynë? Ndaj bëjnë përpara ca kombe o miq, se e presin të renë krahëhapur, pa histeri, po me optimizëm për ndryshim! Duhet dhe ne”, shkruan Veliaj.

Godina e re e LEGO-s në Danimarkë, e projektuar nga Bjarke Ingels, është konceptuar si një qendër përvoje impresive, e cila përfshin atraksione të ndryshme dhe që pritet të tërheqë rreth 250,000 vizitorë çdo vit me rreth 2,500 vizitorë në ditët e pikut. “Ka qenë një ëndërr për mua, për shumë vite, për të krijuar një vend që do t’u japë vizitorëve tanë përvojën e fundit LEGO”, thotë pronari LEGO, Kjeld Kirk Kristiansen.

Studio e Bjarke Ingels Group është një nga më të njohurat në botë me një sërë projektesh të rëndësishme. Disa nga veprat më të bukura të studios BIG është ai i ndërtimit të stadiumit të Barcelonës, ridizenjimi i Qendrës Botërore Tregtare, e rindërtuar në Manhattan, që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, si dhe projektimi i Googleplex. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com