Loading...

Përmbytjet në Japoni, ambasada shqiptare vë në dispozicion numra kontakti për shqiptarët

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shqiptarë dy numra kontakti për çdo emergjencë si pasojë e përmbytjeve në Prefekturen e Okayama dhe të Hiroshimës.

Ambasada thekson në një postim në Facebook se, “është në gatishmëri për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë si pasojë e reshjeve te forta dhe përmbytjeve ne Prefekturën e Okayama dhe të Hiroshimës”.

“Numri i kontaktit është +81 7038464086 dhe +81 8047919161 . Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, në shërbim 24 orë në ditë”, thuhet në njoftim.

Një stuhi reshjesh të dendura ka përfshirë prej disa ditësh pjesën perëndimore të Japonisë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com