Nëse doni jë recetë që do të lëpini gishtat këto ditë të nxehta vere, pastiçja me perime është ajo që i mungonte tryezës tuaj.
Përbërësit që nevojiten: 250 gr makarona me vrimë; 2 filxhanë çaji bizele të ngrira; 2 filxhanë çaji qumësht; 3 vezë; 1 lugë gjelle niseshte
1 lugë kafe piper i kuq jo djegës; kripë; 20 gr gjalpë; 2 lugë gjelle miell Ermik; 1/2 filxhanë çaji spec i kuq i ndarë në kubikë 2 copë; 1 filxhan çaji karotë e ndarë në kubikë 2 – 3 copë; 120 gr proshutë; 120 gr djathë Gouda; 1 tufë e vogël majdanoz.
Receta dhe përgatitja: Në fillim lyejmë formën me gjalpin e ngrirë, si dhe ndarjen e mesit, shkruan ShkodraNews. Pastaj spërkasim me ermik dhe e tundim formën. E shkundim ermikun që nuk ngjitet.
Pas kësaj e fusim formën ne frigorifer të ngrijnë përbërësit që u ngjitën.
Vendosim bizelet në një tenxhere me mjaft ujë të kripur. Sapo të marrë valë, hedhim karotat.
Fiks pas 2 minutash, shtojmë dhe makaronat dhe i lëmë 4 minuta, pastaj i largojmë nga zjarri. I lëmë të ftohen. Grijmë djathin, specat në kubikë, majdanozin imët dhe i shtojmë te makaronat në tenxhere, bashkë me sallamin.
Pastaj i përziejmë mirë dhe i hedhim në formë. Shtrojmë me lugë sipërfaqen, duke shtypur lehtë, shkruan ShkodraNews. Rrahim vezët me qumështin, niseshtenë, kripë, piper, paprika e i hedhim në formë.
Pastaj e pjekim në 200 º C poshtë për 30 minuta dhe e mbulojmë me letër alumini. E pjekim dhe për 20 minuta. E lëmë të ftohet dhe pastaj e heqim nga forma.
Ju bëftë mirë! /Përshtati: ShkodraNews