Loading...

Paniku i babait të Shkëlzen Qordjas, pas mesazhit me urgjencë tek Garda

Mesazhi që ka mbërritur në telefonin e së ëmës ka alarmuar prindërit e Shkëlzen Qordjas ditën e krimit. Pasi kishte festuar  deri në orët e para të mëngjesit së bashku me shoqërinë, 31-vjeçari ka hyrë me makinë në garzhin e Gardës.

Para se t’i jepte fund jetës ai i ka shkruar një tekst të shkurtër të ëmës.

“Më fal!”, mësohet t’i ketë shkruar gardisti 31-vjeçar nënës së tij. Ky mesazh ka shqetësuar prindërit e Shkëlzenit, që sapo e kanë lexuar, kanë nisur t’i telefonojnë, por ai nuk iu është përgjigjur.

Babai i tij është nisur menjëherë drejt Gardës së Republikës, që të interesohej për të birin. Efektivi i shërbimit që ishte te porta kryesore ka konfirmuar që ai ishte futur në ambientet e Gardës me automjetin e tij personal dhe ishte drejtuar për te garazhi ku parkohen mjetet e Ministrisë së Brendshme.

Kjo është verifikuar edhe nga kamerat e sigurisë. Qordja është filmuar duke hyrë aty me makinë dhe ka qenë i vetëm.

Shqetësimi i babait të Shkëlzen Qordjas ka vënë në lëvizje efektivët e Gardës së Republikës, të cilët menjëherë janë nisur drejt garazhit ku ai ishte futur në orët e para të mëngjesit. Ata kanë konstatuar se dera ishte e mbyllur dhe e kanë hapur me forcë. Në atë moment kanë konstatuar ngjarjen dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë me armën e shërbimit. Megjithatë mbeten enigmatike motive, që e bëjnë misterioze ngjarjen e rëndë që tronditi ministrinë e Brendshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com