Nga Olsen Llambro:
Ekipi i Orikumit ka arritur marreveshjen me ekipin e Apolonise dhe sot ne oren 18:00 ne qytetin e Fierit do te zhvilloje nje ndeshje miqesore ndermjet dy skuadrave. Per skuadren e Orikumit kjo eshte miqesorja e peste ne kete faze pergatitore nderkohe qe dy skuadrat numerojne gjashte perballje me njera tjetren, ku fieraktet kane marre kater fitore, ndersa Orikumi ka arritur te triumfoje vetem dy here.
Nuk ka asnje barazim dhe golavarazhi eshte 21-6 ne favor te Apolonise. Kujtojme qe Orikumi ka marre nje fitore te thelle ne vitin 2017 ku shkaterroi fieraket me rezultatin 0-5 dhe duket se ai rezultat i djeg ende sukadres se Apolonise. Trajneri Sakaj do te kete ne dispozicion per ndeshjen e sotme te gjithe grupin e lojtareve dhe pas kesaj sfide skuadra do te udhetoje drejt Pogradecit per te vijuar fazen pergatitore.
Olsen Llambro/ Panorama