Është gjetur sot kufoma e një 22-vjeçari shqiptar nga banorë të zonës së Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar.
Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e 22 – vjeçarit për të cilin ende nuk dihet ka vdekur apo është vrarë.
Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.