Ndahet nga jeta boksieri shqiptar Valentin Kajtazi. Mësohet se Kajtazi ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate. Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, ekipi kroat i Šibenikut, është tronditur nga ky lajm i hidhur.
“Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur”, tha Joško Sunara, trajner i Šibenikut, KBK Petar Krešimir.
Raportohet se aksidenti i rëndë ndodhi në mesantë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje.