Loading...

”Nuk iki nga Korça”, Rama replikë me qytetaren që kërkon punë

Ditën e sotme Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Korçë ku po zhvillon turin e llogaridhënies me qytetarët.  Ky është takimi i fundit i tij me qytetarët, ku ai i është përgjigjur edhe pyetjeve dhe kërkesave të tyre.

Njëra nga zonjat i është ankuar Ramës se 2 djemtë i ka të papunë edhe pse ajo ka bërë kërkesë në panairin e Punës.

“Unë nuk iki nga Korça pa e zgjidhur këtë. Ti dhe djemtë do t’u ofrohet vend punë, për një orë sa të mbarojë takimi. Gjithmonë ka një mundësi për ata që duan të punojnë. Sa të mbarojë takimi ne do të kemi një provë për këtë që të thash. Ja ku është drejtori i zyrës së punës i Korçës…”, është shprehur Rama teksa ka kërkuar që të flasë edhe drejtori i Zyrës së Punës së Korçës.

“Menjëherë pas takimit unë do marr të dhënat tuaja dhe do të zgjidhet kjo gjë”, ka thënë ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com