“Nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë”, deklaroi sot Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Hahn sqaroi se “nuk ka kusht të ri, është një proces cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të indentifikojmë ku qëndron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me BE”.
Si shembull, komisioneri iu referua procesit të vetingut, i cili tha se është një pjesë e këtij mozaiku të procesit.
“ Po kryejmë një proces gjithëpërfshirës. Po shohim situatën e përgjithshme të shtetit të së drejtës. E theksoj, se sa më mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik nga të gjitha institucionet e përfshira, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do jetë më mirë për nisjen e negociatave. Është një proces që duhet bërë në çdo vend kandidat”, deklaroi ai./atsh