Sapo ka nisur monitorimi i popullatës së Kalit të Qyqes në vendin tonë nga specialistët e PPNEA-së me mbështetjen e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) dhe Shoqatës Ornitologjike Helene (HOS) në kuadër të projektit të ri LIFE.
Deri më tani 6 territore janë konfirmuar të populluara (zëna) nga ky shpend i rrallë. Specialistët e PPNEA-së thonë se “fatkeqësisht, krahasuar me vitin e kaluar 1 territor është braktisur prej shpendit dhe ne po hetojmë shkaqet”.
Puna vazhdon dhe së shpejti ekipi i monitorimit të PPNEA-së do të komunikojë rezultatet finale të kërkimit. /atsh