Loading...

Nis epoka Ronaldo te Juventus, dyndje tifozësh në Torino

Të dielën në orën 18:30 të mbrëmjes “Cherteri” me në bord Kristiano Ronaldon ka mbërritur në aeroportin e “Kaselles” në Torino, pasi sot CR7 do të nis stërvitjen me Juventusin, duke shënjuar kështu nisjen e epokës së Ronaldos tek bardhezinjtë.

Pritja ka qenë madhështore në aeroport. Lum tifozësh që këndonin e brohorisnin. Edhe sot, mediat Italiane raportojnë se pritet të ketë dyndje tifozësh në Torino për të parë stërvitjen e parë të kampionit portugez te “Zonja e Vjetër”, në “Kontinasa” (Qendra stërvitore e bardhezinjëve). Sipas të përditshmeve torineze, policia e Torinos ka marrë një sërë masash për të mbarë-vajtur rendin e sigurinë e për të mos pasur probleme gjatë paraqitjes së Ronaldos në qendrën stërvitore, ku do nisi aventurën me Juventusin.

Ronaldo vjen te Juventus pas 9-të sezoneve te Real Madrid ku ka fituar gjithçka dhe pret hd ka bindjen se shumë shpjet do arrijë të fitojë gjithçka edhe me Juventus. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com