Loading...

Ngjarje e rëndë në Durrës, babai rreh për vdekje djalin me bastun

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi ishte dhunuar nga babai i tij. Gjithçka nisi tri ditë më parë në fshatin Gjuricaj, ku Agron Tema është dhunuar me sende të forta nga babai i tij, 70-vjeçari Xhavit Tema.

Tema, ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa ndërroi jetën sot në spitalin e Durrësit. Mësohet se i moshuari e ka qëlluar të birin dhe nusen e tij me bastun në kokë, si dhe në të gjithë trupin, duke i shkaktuar atij plagë të rënda.
I moshuari u arrestua fill pas ngjarjes për dhunë në familje, ndërsa tashmë do të akuzohet edhe për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Aktualisht, nusja e viktimës, Jurlinda Tema ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimet e policisë:

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi në Gjuricaj, ka goditur me sende të forta, djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24, A.T., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com