Detaje të reja. Një tjetër dëshmi për Newsbomb.al vjen nga Dhërmiu, nga lokali i njohur buzë detit, Havana, që mesnatën e djeshme u kthye në një arenë lufte.
Ndryshe nga sa ka njoftuar zyrtarisht policia, edhe dëshmia e një pushuese të pranishme gjatë përplasjes fizike dhe me armë flet për persona të plagosur.
“Nisën të qëlloheshin me gota, shishe dhe karrige. Të gjithë pushuesit e tjerë u përshinë nga paniku, sendet e forta na fluturonin mbi kokë. Disa vrapuan dhe u ngjeshën në fund të klubit, sipër njëri-tjetrit. Ne u futëm poshtë banakut”, tregon pushuesja për Newsbomb.al.
Sakaq dëshmitarja thotë se ka patur edhe persona të plagosur.
“Disa vajza humbën ndjenjat, disa u plagosën nga sherri i gangsterave. Nuk ndalonin së shkatërruari lokalin. Në fund u kthyen me psitoleta”, rrëfen ajo.