Loading...

Në Vaun e Dejës po mbeten pa fjalë nga ky ndërtim, vjen lajmi i rëndësishëm

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST) është shprehur parimisht dakord me projektin e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për lidhjen me rrjetin e transmetimit të impiantit fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës.

“Në vijim të punës për të bërë të mundur realizimin e projektit për ndertimin e një impianti fotovoltaik lundrues (floating) në liqenin e Vaut të Dejës, KESH sh.a informon se: Shoqëria OST sh.a (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike) me shkresën Nr.5065/1, datë 16.07.2018, shprehet parimisht dakord në lidhje me kërkesën e Shoqërisë KESH sh.a për Iidhjes me rrjetin e transmetimit të Impiantit lundrues fotovoltaik, me fuqi totale te instaluar prej 12.9 MWp” njofton KESH.

Sipërfaqja e parashikuar për vendosjen e paneleve është 118 mijë metra katrorë. Sipas KESH, prodhuesit më të madh të energjisë elektrike me burime hidro në rajon, parku është projektuar të vendoset në sipërfaqen ujore të rezervuarit të HEC-it të Vaut të Dejës me qëllim shmangien e zënies së hapësirave tokësore.

Kjo pasi, ndërtimi i veprave të tilla shoqërohet me kërkesë të lartë të sipërfaqeve tokësore. Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur kostoja e projektit energjetik që do të shfrytëzojë energjinë diellore. /ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com