Pushuesit në Shëngjin kanë mundur të fusin në “rrjetën e tyre” një krijesë të çuditshme.
Ata thonë se nuk e kanë idenë se çfarë mund të jetë kjo lloj krijese, por iu duket shumë interesante dhe kanë preferuar ta mbajnë për pak kohë në një kovë me ujë. Nga mënyra se si lëviz, ngjan me kandilët e detit, por diferencohet nga ta për shkak të ngjyrës që ka.
Përgjithësisht, kandilët janë të bardhë dhe pak më të rrumbullakosur se kjo krijesë ngjyrë kafe. Ndoshta është një gjallesë shumë normale e detit, por banorët e zonës, të cilët njëkohësisht janë edhe pushues në plazhin e Shëngjinit, thonë se nuk kanë parë kurrë një krijesë të tillë në këto ujëra.