I ndërtuar në fillim të shek. XIX, ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.
Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesën e tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi është kulla e vrojtimit, kulla mbrojtëse, divani me kollona e harqe, oda e bukës, oda e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frëngji nga ku kontrollohej i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellë të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979.
Sot ajo shërben si një objekt historik dhe arkitektonik, ku vizitore të ndryshëm kurioze të monumenteve dhe natyrës, vijnë dhe e vizitojnë. /atsh