Loading...

Në 6 muaj 200 mijë persona, check-up falas

“Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare”

Kështu thuhet në njoftimin zyrtar nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, që ka ndarë shifra lidhur me numrin e check-up të kryera.

Sipas FSDKSH, ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

“Duke u mbështetur në të dhënat per 6 mujorin e parë 2018, rezulton se në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë. Në te gjitha rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve në vlerë absolute.  Analizimi i treguesve statistikor te kontrollit mjekësor baze gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me risk të lartë, 34% me risk te moderuar dhe 47% me risk të ulët”,-thuhet zyrtarisht.

Më tej, FSDKSH sqaron se “rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve te referuara nga kontrolli mjekësor baze për periudhën janar -qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist. Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjekët Hematolog”.

Në deklaratën zyrtare theksohet se diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacienteve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com