Loading...

Ndryshimet në ligj, dinamikë të re zhvillimit të peshkimit

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për peshkimin”, që synojnë të rregullojnë aktivitetin në këtë sektor dhe të nxisin një dinamikë të re zhvillimi.

Sipas relacionit që shoqëron këtë draft, ndryshimet përcaktojnë atë se çfarë quhet peshkim tregtar artizanal duke e përafruar atë me konceptin ndërkombëtar.

“Peshkim tregtar artizanal ose peshkim bregdetar artizanal, është peshkimi tregtar që zhvillohet nga anije më të vogla se 12 metra dhe që nuk përdorin vegla peshkimi fundor me ose pa timon, vegla peshkimi me tërheqje të peshkimit pelagjik me timon ose çift pelagjik, rrjeta binjake me timon dhe draga hidraulike”, thuhet në draftligj.

Për rastin e përshkrimit tregtar ose peshkimit bregdetar artizanal ligji përcakton se subjektet duhet të jetë të përfshira në organizata të menaxhimit të peshkimit në nivel qarku apo formë më të madhe.

Gjithashtu, drafti parashikon “Të drejtën e peshkimit për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, që fitohet nëpërmjet konkurrimit publik, procedurë e cila përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”. atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com