Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ndaloi oficerin e IEVP Burrel për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ai është autor i dyshuar i veprave penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 248 të Kodit Penal.
Në datën 6 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3-mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.
Shtetasi Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme./atsh