Ajo që kanë përjetuar sot qytetarët e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe të tjera zona të prekura nga tërmeti duket se nuk do të vetmet. Paralajmërimi për lëkundje të forta si ato të vitit 1967 u bënë një vit më parë nga kreu i Emergjencave Civile, Shemri Prençi gjatë kohës që vendi u përfshi nga zjarre të shumta verën e kaluar.
Ai u shpreh se “pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm… së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj”.
Sipas tij “ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”. Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra