Loading...

Mori në qafë edhe kushëririn që sapo ishte bërë baba, gangsterja nga Fieri kishte vilë që të ikte truri

Anna Malaj, e reja e cila u arrestua me kusheririn e saj per grabitjen e nje karburanti ne Levan dhe tentatives per grabitjen e dy te tjereve është nga Fshati Viskovë i Mallakastrës.

Ajo ka një vëlla nga martesa e parë e të atit dhe më tej, pas martesës së dytë të tij me nënën e saj, kanë lindur tri vajza. Prindërit e saj, Laver dhe Shqiponja Malaj, jetojnë prej disa vitesh në Greqi. Në fshatin e tyre, ata kanë ndërtuar një vilë, çka nuk të jep përshtypjen e një familjeje me nevoja ekonomike.

Pikërisht për këtë shkak, Policia ka dyshime se Anna mund të jetë e përfshirë në veprimtari të ngjashme edhe në shtetin grek. Për këtë arsye, i është kërkuar bashkëpunim Policisë së këtij vendi për të marrë informacion nëse 31-vjeçarja ka precedentë në këtë shtet. Ajo jetonte së fundmi në Mallakastër dhe kishte marrë me vete djalin 13-vjeçar.

Ndërsa vajzën një vit më të madhe e kishte lënë te prindërit e saj në Greqi. Rreth një vit më parë mësohet se ajo ka bashkëjetuar me një shqiptar të Kosovës në Gjermani.

Por për rrethana ende të paqarta, ajo u largua edhe nga ky shtet duke bërë një jetese tranzitive mes Shqipërisë e Greqisë.

Ndërkohë, djali i tezës së saj, Emiljano Grëmbi, është fëmija i tretë i çiftit Kamber dhe Fetije Grëmbi. Ai jetonte së bashku me prindërit, vëllezërit, nusen dhe djalin e mitur./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com